Urimi i Erdoganit: Me Kosovën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore

Shpërndaje

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka uruar kosovarët për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Erdogan thotë se me Kosovën kanë miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.

“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.

Ndryshe, Turqia ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.