Djemtë e Big Brother VIP falin namazin së bashku (Video)

Shpërndaje

Spektakli Big Brother VIP ka marr vëmendjen e të gjithëve, dhe çdo gjë që ndodhë brenda shtëpisë zgjon kureshtjen e shikuesve.

Por, krahas debateve të shumta dhe situatave të pakëndshme që krijohen mes banorëve, ata kanë treguar se edhe dinë të falin dhe të dhurojnë dashuri.

Në harmoni me njëri-tjetrin janë parë pikërisht djemtë e Big Brother VIP, të cilët janë bërë bashkë për të falur namazin.

Së fundmi është publikuar një video në rrjetet sociale e cila është realizuar gjatë kësaj jave, ku djemtë shihen duke falur njërën prej kohëve të namazit.

Është DJ PM ai që u prinë në faljen e namazit, derisa pas tij shihen Donaldi, DJ DAGZ, Sabiani dhe Kledi.

Ndërkohë, ishte Donaldi ai që u shpreh se kishte më shumë vështirësi gjatë faljes së namazit, pasi pranoi se ka kohë që nuk është falur.

Ndryshe, kujtojmë që Kledi është eliminuar mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, teksa kanë filluar garën edhe dy banorë të rinj, opinionisti Meridian Ramcaj dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha. /Telegrafi/