Drejtori Ejup Rustemi, humbësi më i madh në fshatin e tij Xhepçisht

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim ka humbur në vendbanimet më të mëdha të Tetovës. Edhe pse BDI si Qeveri po ashtu edhe në pushtetin lokal ka një numër të madh të zyrtarëve të saj, ata prapëseprapë nuk arritën që të mbajnë votat në lagjet dhe vendbanimet ku jetojnë.

Teuta Arifi e cila banon në një lagje me Fatmir e Florim Besimin, si dhe drejtorin e NPK “Tetova” Tushi Dervishi ka humbur në lagjen Çarshi e Epërme ku banon edhe vetë Bilall Kasami.

Besa ka marrë 688 vota ndërsa BDI 644 vota.

Humbje më të thellë se kjo BDI ka pësuar në Xhepçishtë, vend ku jeton drejtori i “Rrugëve të Maqedonisë” Ejup Rustemi.

XHEPÇISHT

Bilall Kasami – 1019 vota

Teuta Arifi – 843 vota

Vlenë të theksohet se ky drjetor humb në shumë zgjedhje si ato parlamentare dhe lokale, por i njejti vazhdon të mbajë pozita të larta shtetërore, drejtor, deputet etj.