Grubi: Nuk ka mundësi të rritet çmimi i energjisë elektrike sa të jetë i papërballueshëm

Shpërndaje

Më duhet të siguroj qytetarët për ato spekulimet mediatike për rritjen e madhe të çmimin e rrymës të cilën ata duhet ta paguajnë, nuk janë të vërteta dhe projeksionet tona janë goxha optimiste në këtë drejtim. Rritje do të ketë por rritje të vogël të çmimit. Kur them rritje të vogël nuk them rritje ashtu siç paraqitet në media, rritje dyfishore, trefishore, katërifërore nuk ka mundësi të rritet çmimi i rrymës elektrike në ato nivele por do të jetë diçka e përballueshme për buxhetin e amvisërive. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin 200 përball gazetarit Nazim Rashidi.