Grubi: Kemi marrëveshje 4 vjeçare me LSDM-në për të qeverisur vendin

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Artan Grubi duke folur për të ardhmen e qeverisë potencoi se ata si parti kanë një marrëveshje me aleatin e tyre, përkatësisht me LSDM-në, për të qeverisur vendin për 4 vjet. Zgjedhjet lokale nuk mund të kenë pasoja për qeverisjen qendrore, mazhoranca është stabile, tha Grubi. Ai tha se me Zaevin janë arritur shumë marrëveshje dhe shumë hapa për ta çuar vendin përpara, ku Zaevi ka qenë figura kryesore për të çuar integrimin e vendit përpara.