Nga janari paga minimale pritet të rritet 10%!

Shpërndaje

Nga Janari i vitit 2024 paga minimale në vend pritet të rritet për së paku 10% ose rreth 2 mijë denarë. Ministria e Ekonomisë duke iu referuar rritjes së pagës mesatare për 14.1%, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar dhe rënies së inflacionit në produktet ushqimore që deri në fund të këtij viti pritet të ulet në kuotën ndërmjet 5-6%.

Kurse, Ministri Bekteshi tha se inflacioni i përgjithshëm deri në fund të dhjetorit pritet të mbetet 7-8% dhe në këtë mënyrë rritja pagave do ta kaloj nivelin e inflacionit nga muaji korrik.

Nga Enti Shtetëror i Statistikave kumtojnë që paga mesatare neto që punëtorët marrin ka arritur 36.286 denarë për korrikun, ndërsa paga mesatare bruto që kompanitë paguajnë për një punëtor 54.434 denarë. Rritja e pagave është vërejtur në sektorin e ndërtimtarisë 19.5%, në sektorin e arsimit 17.2% dhe në administratën publike 16.8%.

Rënia e pagave është vërejtur në sektorin e minierave 7.9%, veprimtarive financiare dhe sigurimeve 5.3% dhe Objektet akomoduese dhe shërbime me ushqimore për 4.6%. /Adnan Qaili