Shoqatat qytetare: Përmbaruesit nuk veprojnë sipas ligjit

Shpërndaje

Pasi kanë kaluar nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të reja në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve, të cilat kanë të bëjnë me vjetërsimin e borxheve dhe korrigjimin e kamatës penale, përmbaruesit nuk veprojnë sipas ligjit. Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e disa shoqatave në vend, të cilët po ashtu njoftojnë se në zyrat e tyre çdo ditë ka reagim nga qytetarët, të cilët paguajnë faturat e para 20 viteve, edhe pse sipas ligjit është përcaktuar që procedura përmbarimore mund të kryhet brenda 10 viteve nga data e paraqitjes së kërkesës për përmbarim, në të kundërtën kemi vjetërsim të lëndës.

“Përmbarues, të kthej përgjigje ndaj palës, e cila kërkon që të zbatohet ligji me fjalinë “nuk jemi kompetent për këtë ligj”, e kush duhet të jetë kompetent? Njeriu kur është i sëmur shkon te mjeku, ai do ta shërojë e në këtë rast qytetarët janë të sëmurë nga përmbaruesit. Në këtë rast, normalisht që do t’u drejtohen atyre dhe u thonë që është sjellë një ligj i ri, të cilin ju duhet ta zbatoni.”, – deklaroi kryetari i Pep Samka Ibrahimovski.

“Porosi dhe apel deri te Gjykata Administrative se për momentin ka 13 iniciativa nga oligarkia për tërheqjen e këtij ligji, por duhet të kenë parasysh se dy muaj nuk është respektuar ligji për marrëdhëniet e detyrimeve. Ky është një ligj sistematik që nuk respektohet nga përmbaruesit.”, – theksoi Ana Gligorova nga Shoqata “Njeriu mbi fitimin”.

Ata kërkojnë që Ministria e Drejtësisë të veprojë duke u hequr licencat atyre që nuk kanë respektuar ligjin dhe i kanë përmbaruar qytetarët pa të drejtë ligjore.

“Nëse dikush mendon se do të luaj me qytetarët duke thënë se ne sollëm një ligj në Kuvend dhe si Qeveri e kemi mbështetur, por në fund është në duart e Gjykatës Administrative dhe kjo lojë është e tejdukshme. Shpresoj që do të më demantojnë. Nëse tërhiqet ky ligj, më besoni se qytetarët janë shumë të revoltuar dhe do të revoltohen edhe më shumë.”, – u shpreh kryetari i KSOM-it, Marijan Risteski.

Para press konferencës, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, rastësisht u takua me aktivistët dhe i ftoi në takim për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Ministri Lloga, gjatë takimit u ka premtuar se nga Gjykata Penale dhe Supreme do të kërkojë interpretim të ligjit, por edhe interpretim autentik nga Kuvendi.