Izairi: Vetëm një Zot e di nëse vendimi është politik apo i korruptuar!

Shpërndaje

Pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila vendosi në në favor të paditësit të Lëvizjes Besa, se në Zhelinë nuk do të ketë rivotim ka reaguar kandidati për Kryetar i BDI-së, Fatmir Izairi ku ka shkruar se vetëm një Zot e di nëse vendimi është politik apo vendim i korruptuar.

Reagimi i plotë:

Vendim politik ose korruptiv??!! në Gjyqin Administrativ. Një Zot e di.

Sidoqoftë, Ju qoftë me hajr kryetari aktual banorëve të Komunës së Zhelinës!

Urime edhe Levizjes Besa!

I falënderoj nga zemra të gjithë dashamirët, miqtë, mërgimtarët dhe të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë kontribuar në fushatë.

Me respekt,

Fatmiri