Kasami kërkon të ndërpriten kontratat në vepër, mbi 350 persona marin honorare

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës mbajti konferencë për media me qëllim që ta prezantojë planin për punë në 100 ditët e para nga mandati i cili përbëhet nga tridhjetë pika. Një nga pikat për të cilat tha se do të veprohet janë kontrolli i kontratave në vepër sipas të cilave komuna u ka paguar honorarë njerëzve në mesin e të cilëve ka edhe të tillë të cilët nuk kanë shkuar në punë.

“Vendimi im është që të gjitha kontratat të ndërpriten dhe shërbimet po bëjnë analiza nëse ato kontrata janë realizuar dhe nëse pagesat për ato kontrata janë sipas ligjit. Për gjithçka që është paguar në kundërshtim me ligjin do të kërkoj ato mjete të kthehen në buxhetin e komunës. Të gjitha kontratat janë deri më 31.12. Në momentin derisa të ndërpriten ato kontrata ata që shkojnë në punë, shkojnë. Ata që nuk shkojnë për ta tashmë ka raport të veçantë nga administrata. Ka mbi 350 kontrata në vepër për kohë të caktuar për të cilët nuk e dimë se çfarë punë kryejnë për nevojat e komunës. Del se më shumë është paguar për kontratë në vepër sepse rregullisht të punësuar janë 340 persona, ndërsa mbi 350 ka me kontrata në vepër”, deklaroi Bilall Kasami.

Kryetari paralajmëroi se hetohet mundësia që parkingu i qytetit të jetë falas.

“Për momentin në vendparkime publike nëpër bulevarde dhe rrugë është falas, ndërmarrja po bën analiza se çka më tutje. Pas analizave do të ristrukturim dhe do të hetohet pagesa e parkingut”, tha Kasami.

Ai tha se vazhdon analizimi i projekteve infrastrukturore të cilat për shkak të kësaj kanë ngecur.

“Komisioni që doli në teren t’i hetojë projektet infrastrukturore të cilat vijojnë, këto ditë duhet të ketë raport përfundimtar dhe sipas kësaj do të dalim në konferencë të posaçme për media ku do t’i publikojmë rezultatet nga ajo analizë”, tha Kasami.

Kryetari paralajmëroi se pas konfirmimit të borxhit të komunës, ndërmarrjet komunale, shkollat dhe kopshtet e fëmijëve të dhënat do t’i publikojë në ueb-faqen e komunës dhe në vende publike.

Ai theksoi se ka gjykim nga gjykata sipas të cilit do t’i heqin shtyllat me të cilat deri më tani ishte shënuar shtegu i biçikletave në bulevardin “Ilinden”. Sipas tij nuk ka para për zbukurimin para Vitit të Ri të qytetit dhe organizim të festave për vitin e ri. Të enjten do të mbahet edhe mbledhja konstituive e Këshillit.