MaqedoniTop Lajme

Ku po i kalon këto ditë Zoran Zaevi?

Shpërndaje

Kryeministri i dorëhequr, Zoran Zaev ditëve të fundit është në qendër të vëmendjes të medias vendore dhe ndërkombëtare.

Por ai që nga fundi i javës së kaluar i është shmangur fokusit të mediave. Çfarë po ndodhë me të dhe ku po qëndron pas dorëheqjes së dhënë nga posti i kryeministrit, por edhe nga lidershipi i LSDM-së?

Një bashkëpartiak i tij theksoi për INA se Zaev ditëve të fundit po qëndron në Strumicë dhe se sigurisht është në rrjedhë të të gjitha zhvillimeve që po ndodhin, por duke kryer detyrat si kryeministër i vendit.

Siç mësohet gjatë ditës së nesërme ai pritet të ketë një dalje para mediave, për të shpjeguar veprimet e mëtejshme, pas dorëheqjes së deklaruar, përcjell INA.

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi se të hënën presin që Zaev të deponoj në Kuvend dorëheqjen, në rast të kundërt do të votohet mocioni i mosbesimit të Qeverisë së tij. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi dorëheqjen që në fushatën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku ai deklaroi se nëse humb Shkupin do të dorëhiqet nga detyra. Por ai këtë e konfirmoi natën e 31 tetorit, kur humbi kryeqytetin, por edhe shumë komuna tjera, që konsideroheshin bastione të socialdemokratëve