Mickoski: Nëse Zaev deri nesër në ora 14:00 nuk dorëzon dorëheqjen, do të fillojmë procedurat për votë-besimin

Shpërndaje

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski sot realizoi takim me kryetarët e sapozgjedhur të komunave që vijnë nga partia e tij. Me këtë rast ai u shpreh se do të kërkoj që të realizohen të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

Mickoski sot para mediave gjithashtu foli edhe për rrëzimin e qeverisë së Zaevit ku tha se ata do të presin deri nesër në orën 14:30 që Zaev ta dorëzoj dorëheqjen në Kuvend, ndërsa shtoi se në të kundërtën, ata në orën 14:30 do të dorëzojnë nënshkrimet për votim të mos-besimit të Qeverisë LSDM-BDI.

“Do të jem si zakonisht, preciz. Deri në orën 14:30 presim dhe më pas do ta nisim procedurën për votimin e besimit të qeverisë, nëse më parë nuk e mban premtimin Zoran Zaev”, tha Mickoski.

Ai tha se fillimisht duhet të rrëzohet kjo qeveri dhe më pas, do të vijnë procedurat tjera. Mickoski poashtu ka mohuar raportimet se deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi është ankuar për keqpërdorim të nënshkrimit të tij dhe se do ta tërheqë atë.

“Nënshkrimi i Skender Rexhepit qëndron në iniciativën për ndryshimin e kësaj qeverie dhe besoj në ndershmërinë dhe sinqeritetin e tij për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar”, tha Mickoski.