MaqedoniTop Lajme

Mickoski: E presim deputetin Rexhepi deri në ora 24:00

Shpërndaje

Kreu i VMRO-DMPNE-së, Hristijan Mickoski tha se do të presin deri në ora 24 për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë. Mickoski tha se po presin paraqitjen e deputetit Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa. Ai komentoi edhe shkrimin e deputetit Rexhepi, ndërkaq parashtroi pyetje në lidhje me shëndetin e tij.

“Presim deri në ora 24 që të paraqitet deputeti. A është i gjallë, a është shëndosh. Të shohim se ku gjendet njeriu. Përveç mesazhit në maqedonisht dhe në shqip, tjetër nuk dimë, nuk e dimë se çka po ndodh fizikisht me njeriun. A është dikund me dëshirën e tij. Deputetët ashtu-ashtu nuk zhduken. Nuk ka deputet në Kuvendin e Maqedonisë, nuk e dimë nëse është kidnapuar dhe po mbahet pa pëlqimin e tij, apo vullnetarisht ka ikur. Unë nuk e di pse nëse është vullnetarisht, pse nuk ka ardhur sot këtu. Do të votonte, nëse do të ishte kundër rrëzimit të kësaj qeverie, do votonte kundër, dhe do të përfundonte 60-60, do ta shpëtonim publikun nga ky turp”, tha mes tjerash Mickoski.