Milikije Halimi i merr mobiljet dhe tavolinat nga komuna e Haraçinës pas humbjes në zgjedhje, tha i kam ble me parat e mija

Shpërndaje

IBRAHIMI I BEFASUR, HALIMI THOTË SE I KANË BLERË ME PARA PRIVATE

Zyret e objektit të ri të Komunës së Haraçinës janë të zbrazura. Mobiljet të cilat ishin në zyren e kryetarës së mëparshme Milikije Halimi nuk janë më.

“Kështu dukej zyrja e Milikie Halimit gjatë mandatit të saj. Ndërkaq tash e shohim se zyra është e zbrazët. Se ku kanë mbetur orenditë e kësaj zyre do ta pyesim kryetarin aktual”.

Kryetari i tanishëm Ridvan Ibrahimi për TV Klan M thotë se është befasuar kur ka parë se nuk janë orenditë në komunë. E kjo sipas tij ka penguar që të filloj me aktivitetet e punës.

RIDVAN IBRAHIMI KRYETAR I KOMUNËS SË HARAÇINËS

“Edhe unë të them të drejtën u befasova pasi që përmes rrjeteve socila u informuam se godina e re e komunës është paisur me gjërat e nevojshme ku edhe do të jemi të stacionuar në katër vitet e ardhëshme. Fatkeqësisht nuk gjetëm asgjë të nevojshme për ta filluar punën dhe aktitetet. Mendoj se do të duhet kohë të hulumtojmë rreth kësaj

Pyetëm edhe kryetaren e mëparshme Milikie Halimi ajo thotë se orenditë janë blerë me paratë e saja.

MILIKIJE HALIMI – ISH-KRYETARE E KOMUNËS SË HARAÇINËS

“Për te Komuna e re nuk kishim buxhet për të blerë mobilje të reja edhe u detyruam që t’i blejmë me paratë e tona private, që te zyrja ime t’ia fillojmë punës nëse fitoj. E pamë që nuk e fituam komunën edhe atë me shumë të drejtë i kemi marrë.

-Dmth I keni blerë me para personale edhe për atë i keni marrë?

Po personale 100%, kemi dëshmi te Komuna, aty mund të të shikoni lirisht se si është puna, a janë blerë me para të komunës apo privat.

Halimi thotë se në dokumentacionin e Komunës mund të shihet se orenditë e zyres së saj nuk janë blerë me para te buxhetit./KlanMacedonia/