Ndërron jetë ish Imami xhamisë GAM GAM, Hamdi ef. Hoxha

Shpërndaje

Njoftimi nga Muftinia e Tetovës:

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish Imamit tē xhamisë së Gam Gamit, mulla Hamdi ef. Hoxha.

Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emër të hoxhallarëve, xhematit të Tetovës dhe në emrin tim personal, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella familjes, shokëve, xhematit dhe miqve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që rahmetliun ta shpërblejë me xhennet, ndërsa familjarëve t’u japë sabër.

BFI-Myftinia e Tetovës

Myftiu:

Prof. Dr. Qani ef. Nesimi