Nga e marta reshje lokale shiu dhe ulje e temperaturave

Shpërndaje

Moti në ditët në vijim do të jetë mesatar deri në vranësira të konsiderueshme. Të martën do të ketë reshje të dobëta lokale shiu dhe erë të fortë veriore, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës ditore, sidomos nga e mërkura. Nga fundi i javës do të jetë më kthjellët, kështu që temperatura e mëngjesit do të jetë në rënie.

Sipas DPHM, temperaturat minimale të premten dhe të shtunën do të jenë nën zero dhe do të lëvizin nga -3 deri në pesë gradë, ndërsa ato ditore maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë.

Temperaturat e mëngjesit nesër do të lëvizin në interval prej 4 deri në 9 gradë, ndërsa ato ditore nga 16 deri në 24 gradë.