“Open Balkan”, Rama shkon në Beograd, ja kush do e zëvendësojë Zoran Zaevin nesër në takim

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama së bashku me përfaqësues të tjerë kanë mbërritur në Beograd për takimin që do të mbahet nesër në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Rama shoqërohet nga Ardian Cela, Odeta Barbullushi dhe minister Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi, ndërkohë që janë pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit.

Mësohet se pas mbërritjes ata do të takohen me përfaqësues të tjerë në një darkë informale.

Në takimin e nesërm do të marrin pjesë përfaqësues të 3 vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ky kjo e fundit do të përaqësohet nga Nikola Dimitrov pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit pas humbjes së zgjedheve të fundit.

Theksojmë se “Opena Balkan” gjatë ditëve të fundit është vënë në dyshim nga shumë politikanë pas dorëheqjes së Zoran Zaev, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti që në fillim ka vënë në dyshim këtë inciativë.

Rrugët e Beogradit duket se janë mbushur me flamuj shqiptarë. Në pamjet që Top Channel siguron duket se si në shtylla janë varur flamuj shqiptarë në kuadër të “Open Balkan” që do të mbledhë ditën e nesërme 3 nga 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Beograd.

Përveç flamujve shqiptarë, duken se valëviten dhe flamuj të Maqedonisë së Veriut e të Serbisë. Ndërkohë mësohet se në Beograd ka mbërritur delegacioni shqiptar. Ky samit ndryshe nga ata të kaluarit, nuk do ta gjejë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në krah të homologut shqiptar Edi Rama dhe presidentit Serb Aleksandar Vuçiq.