Policia para agjencisë “Besa Trans” në Shkup, qytetarët presin informacione për aksidentin e autobusit
Zyrtarë policorë që nga mëngjesi i sotëm kanë arritur para kompanisë “Besa Trans” në Shkup, autobusi i së cilës duke u kthyer nga Stambolli mëngjesin e sotëm është aksidentuar në Bullgari, ku kanë humbur jetën të paktën 45 persona.
Përveç policisë në vendngjarje ndodhen edhe familjarë e viktimave, të cilët presin informacione për tragjedinë.
Zyra e kompanisë është e mbyllur.
Në autobusin e “Besa Trans”-it udhëtonin 52 persona. Mes të vdekurve ishin 12 të mitur, mes tyre dy binjakë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. 7 persona kanë shpëtuar – 2 gra dhe 5 burra të cilët janë të shtruar në spitalin “Pirogov” në Sofje.