Privohet nga liria 62 vjeçari nga Tetova nën dyshimin se ka dhunuar një fëmijë nën 15 vjeç
Më 25.09.2026 në ora 21:45, pas një video të postuar më parë në rrjetet sociale, R.N. (62) nga fshati Tetovë ka raportuar vetë në Stacionin Policor të Tetovës. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik nga PPO Tetovë, personi është privuar nga liria për shkak të dyshimit të ligjshëm për veprën penale “dhunimi i fëmijës nën 15 vjeç” nga neni 188 i Kodit Penal.
Ai mbahet në stacion policor për procedurë të mëtutjeshme dhe zbardhje dhe dokumentim të plotë të rastit.

