Prokuroria Publike i dorëzoi materialet për hetimin e aksidentit të autobusit

Shpërndaje

Prokurori Publik Lubomir Joveski në një dalje për media bëri të ditur se materialet për hetimin e aksidentit të autobusit i janë dorëzuar zëvendës prokurorit publik i qarkut të Prokurorisë publike të qarkut Pernik, Biser Jordanov Mihajllov dhe hetuesi në Shërbimin hetimor kombëtar të Republikës së Bullgarisë Mlladen Hristov Petrov.

Sot ua dorëzuam ADN profilet prokurorëve bullgar, procesverbalet nga 8 dëshmitarët, dokumentet e plota të Besa Trans dhe dokumentacionin e plotë që posedon MPB-ja, kjo është në përputhje me standardet ndërkombëtare, sepse aksidenti ka ndodhur në Bullgari dhe hetimin e kryejnë organet e hetuesisë bullgare”, tha prokurori publik Lubomir Joveski.