Propozim buxheti për vitin 2022 – 4.4 miliardë euro

Shpërndaje

Vendi edhe vitin e ardhshëm planifikon huamarrje me rreth 500 milionë euro që ta mbulojë deficitin e planifikuar në Buxhet për vitin 2022. Sipas Ministrit të Financave, Fatmir Besimi, këto para do të harxhohen kryesisht për investime kapitale. Borxhi publik, vitin e ardhshëm do të arrijë 65.9% nga BPV-ja.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë zhvillimor – ka vlerësuar Ministri I Financave, Fatmir Besimi, në press-konferencë duke prezantuar Propozim-buxhetin për vitin 2022.

Qeveria paralajmëron rritje ekonomike për 4.6%, kurse Besimi tha se buxheti shtetëror edhe vitin e ardhshëm do të sigurojë pagesën e rregullt të rrogave, pensioneve dhe kompensimeve sociale.

“Qytetarët duhet të jenë të sigurtë se në vitin e ardhshëm do të ketë likuiditet në buxhet” – tha Ministri Besimi.

Buxheti për vitin 2022 do të jetë rreth 4.4 miliardë euro, respektivisht mbi 272 miliardë denarë – para këto që vendi planifikon t`i harxhojë, kurse njëkohësisht planifikon të sigurojë të ardhura dic më pak se 3.9 miliardë euro apo 238.9 miliardë denarë.

Kjo do të thotë se deficiti është projektuar të jetë rreth 500 milionë euro, që është 4.3% nga BPV-ja – para të cilët do të sigurohen me huamarrje nga shteti.

“Deficiti do të shfrytëzohet për mbështetje të pjesës më të rëndësishme të investimeve kapitale që kapin shifrën e 37.8 miliardë denarëve” – tha Besimi duke shtuar se për investimet kapitale vendi në mënyrë plotësuese do të jep mjete nga të ardhurat e tij.

Buxheti është miratuar në Qeveri dhe është dorëzuar në Kuvend. Besimi tha se ai ishte planifikuar në kushte të pandemisë me COVID-19, krizës globale energjetike dhe rritjes së çmimeve.

Investimet kapitale do të rriten për 27% në krahasim me Buxhetin e vitit të kaluar – tha Besimi që është 14% nga buxheti I ri – “nivel më I lartë historik”.

Janë ndarë 6 miliardë denarë për infrastrukturën rrugore; për Korridorin 8, për rrugën Tetovë – Gostivar, Trebenishtë – Strugë etj – tha Ministri Besimi.

Planifikohen para për hekurudhat në Korridoret 10 dhe 8, për investime më gazifikimin, kapaciteteve rajonale energjetike, projekte në shëndetësi për luftën kundër COVID-19, furnizimin me vaksina dhe ilaçe tjera, projekte në arsim, bujqësi, infrastrukturë rurale, programe për zhvillim të gjelbërt etj.

Besimi përmendi se në aspekt global pritet të khehen shkallat e rritjes ekonomike në nivel para pandemisë, kurse në RMV rritja vitin e rdhshëm do të jetë 4.6%.