Rama: Brenda dhjetorit, të gjitha shërbimet do të jenë online
Të gjitha aplikimet për dokumente dhe shërbime të tjera, qytetarët do të mund t’i marin online brenda 31 dhjetorit, u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama.
Po ashtu, qytetarët mund të denoncojnë për ndërtime pa leje, ndotjen e mjedisit dhe probleme të tjera që konstatojnë në terren.
Rama tha se qendra dixhitale e qarkullimit rrugor është një projekt në proces.
“Mbrojtja kibernetike do të hyjë në prioritetet tona. Edukimi teknologjik i fëmijëve, ku do të fillojmë start up-e”, tha kryeministri, duke folur për Projektbuxhetin e vitin 2022 në Kuvend.