Rama për rastin në Gllogjan: Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për sulmin ndaj autobusit në Deçan ku mbetën të vdekur të paktën tre persona dhe një i lënduar.

Rama ka shprehur ngushëllime vëllazërore familjeve, sipas tij, të goditura në zemër nga humbja absurde.

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve.” shkroi Rama në një postim në Twitter.

Tutje ai tha se i jep kurajo dhe mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.