Rama “përvesh” mëngët, me qese në dorë mbledh plehrat në Pyllin e Sodës

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama e dha vetë shembullin i pari për aksionin e pastrimit të territorit që nisi sot nga Vlora.

Në fund të fjalës së tij ku paralajmëroi sanksione për kryetarët e bashkive për menaxhimin e kësaj situate, Rama ka “përveshur mëngët”, duke u ulur vetë me qese në dorë për të mbledhur mbeturinat.

Bashkë me të janë bashkuar edhe ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro si dhe ai i Mbrojtjes Niko Peleshi.