Reagon Hoxha pas vendimit të Rexhepit: Vazhdojmë luftën

Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, ka reaguar pasi deputeti i kësaj partie Kastriot Rexhepi ka vendosur mos të jetë pjesë e seancës për rrëzimin e Qeverisë.

Hoxha, ka shkruar në Facebook, se kulmi i rrezikut të demokracisë arrin kur përmes formave jodemokratike edhe deputetëve ju pamundësohet shprehja e lirë e vullnetit.

“Kërcënimi, shantazhi apo format e tjera të ndikimit janë tregues për instalimin e një regjimi që është vënë mbi vullnetin e popullit. Edhe përkundër gjithave Lëvizja BESA vazhdon luftën. Ecim në rrugën tonë të shenjtë për ta mposhtur ZULLUMIN! Çdokush individualisht do përgjigjet për veprimet e veta, ndërsa Lëvizja BESA vazhdon rrugëtimin politik. Bashkëpunimi opozitar me ASH-AAA do vazhdojë deri në rënimin e fundit të këtij regjimi”, ka shkruar ai.