Mickoski për Kastriot Rexhepin: Amdi Bajrami bashkëkohor!

Shpërndaje

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deputetin e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepin e ka quajtur “Amdi Bajramin bashkëkohor”.

Kjo pasi Rexhepi u hamendësua në moment të fundit dhe nuk merr pjesë në seancën për votimin e mosbesimit të Qeverisë “Zaev 2”.

“Tash po vij nga orët në fakultet. Do të mësoj çfarë po ndodh.

TV21: A do të ketë zëvendësim për Kastriot Rexhepin?

Ai është bashkëkohori Amdi Bajrami, le ta ketë dheun e lehtë!”, tha Micksoki.

Kujtojmë se Amdi Bajram, deputet i komunitetit rom, teksa ishte Nikolla Gruevski në Qeveri, ishte pjesë e koalicionit të tij, në momentin kur kryeministër u zgjodh Zoran Zaev, Bajram kaloi në shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM.