Maqedoni

Shpërthen një gyp në TEC Manastir, ndërpritet prodhimi i energjisë elektrike

Shpërndaje

Është ndërprerë puna në në TEC Manastir, respektivisht nga mëngjesi i sotëm nuk prodhohet energji elektrike, mëson TV21. Sipas informacioneve fillestare, shkaku është shpërthimi i një gypi.

Maqedonia e Veriut për momentin importon pjesën më të madhe të energjisë elektrike, Çmimi i energjisë elektrike në bursë shitet në mbi 200 euro për megavat.

Ndryshe, para dy dite në TEC Manastir kishte shpërthyer zjarr që dëmtoi bllokun 3, ndërsa autoritetet njoftuan që nuk do të prodhohet rrymë nga ky transformator.