MaqedoniTop Lajme

Të dielën rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Dibër

Shpërndaje

Sonte në mesnatë përfundon fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Dibrës.

Nesër të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë 70 persona me probleme shëndetësore dhe të pa fuqishëm. të sëmurë, ndërsa nuk është regjistruar për votim asnjë person me Kovid 19.

Me të drejtë vote në Dibër janë 19.211 persona të cilët të drejtën e votës bo të mund ta realizojnë në 27 vendvotime. Në rrethin e parë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 42% e personave me të drejtë vote.

Dibranët në rrethin e dytë do të mund të zgjedhin mes kandidatit të BDI-së Hekuran Duka dhe kandidatit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Bekim Pocesta.