Vuçiç shëtit Ramën: “Me Edin sonte po vizitoj Kullën e Beogradit” (Video)

Shpërndaje

Kryeministri ynë Edi Rama mbërriti në Beograd mbrëmjen e sotme, teksa është pritur nga ministri i Jashtëm në aeroport.

Më herët u raportua se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shtruar një darkë për kreun e qeverisë shqiptare, zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç.

Para darkës, liderët kanë bërë një ecje në kryeqytet dhe më pas Vuçiç i ka njohur me kullën e Beogradit.

“Me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokpiqin, sonte po vizitoj Kullën e Beogradit. Më pas do të ketë një darkë pune ku do të diskutojmë për projektet e infrastrukturës. Mirë se vini në Beograd të dashur miq” shkruan presidenti vuçiç në Instagram.

VIDEO