Zaev prolongoi dorëheqjen, mori autorizimin për negociata
Kryeministri i RMV-së dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka prolonguar dorëheqjen e tij derisa vendi të stabilizohet, bëjnë të ditur burime partiake për “Fokus”.
Kjo do të thotë se do të bëhet votëbesimi ndaj Qeverisë.
Një nga argumentet për shtyrjen e dorëheqjes është mundësia që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në në dhjetor.
Zaev pret që vendi të fillojë negociatat në dhjetor për shkak të mbështetjes së fortë ndërkombëtare.
LSDM e autorizon Zaevin për të negociuar edhe për rritjen e shumicës parlamentare.