Ahmeti mirëpret në takim ambasadorin e Francës, z. Cyril Baumgartner

Shpërndaje

Mirëprita sot në takim ambasadorin e Republikës së Francës në vend, z. Cyril Baumgartner për të diskutuar mbi avancimin e procesit integrues të vendit në Bashkimin Europian, që padyshim se ka përkrahjen e madhe të Francës.

Roli i saj konstruktiv veçanërisht në periudhën e presidencës me Bashkimin Europian nga Janari i vitit 2022 është i një rëndësie të jashtëzakonshme për perspektivën europiane të vendit, tejkalimin e shpejtë të kontestit me Bullgarinë dhe marrjen e datës për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në.