ASH: Lutje për viktimat, ngushëllime për familjarët, turp për pushtetarët!

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate thekson se sot ndanë dhembjen dhe ngushëllimet me gjithë familjarët , kur po përcillen në banesën e fundit 45 viktimat.

Por në këtë reagim shprehet edhe reagimi ndaj pushtetit aktual. Ja komunikata e plotë:

Sot kur në banesën e fundit po përcillen 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari i lutemi Zotit që t’i pranojë këta shpirtëra në mëshirën dhe begatitë e tij, si dhe tu jep forcë dhe durim familjarëve të tyre me të cilët bashkëndjejmë dhimbjen.

Ndërkohë shprehim keqardhje për mënyrën se si ata që duhet të japin përgjegjësi dhe llogari për këtë tragjedi, vendosën që ta thellojnë dhimbjen dhe ta keqpërdorin këtë tragjedi me defilime partiake e politike.

Paftyrësia e këtij pushteti, ashtu si edhe në tragjedinë e Llaskarcës, Tetovës dhe shumë të tjera, doli në pah edhe në këtë rast të dhimbshëm. Familjarët të cilëve sot ju digjet shpirti, kanë nevojë për të vërtetën dhe drejtësi dhe jo për shfaqe e defilime ministrash, kryeministrash e kryetarë partish që as vendin nuk e kanë aty”, thuhet në reagim.