Besimi: Janë siguruar plotësisht mjetet për realizimin e pjesës së autostradës së Korridorit 8, Bukojçan – Kërçovë

Shpërndaje

Janë siguruar plotësisht mjetet për realizimin e pjesës së autostradës së Korridorit 8, Bukojçan – Kërçovë.

✍🏻Sot, së bashku me drejtorin e zyrës së BERZH-it në Shkup, Andi Aranitasi e nënshkruam marrëveshjen për garanci të RMV-së të destinuar për financimin e Korridorit rrugor 8 ku sigurohen ➡️110 milionë euro për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë.

🖋U nënshkrua edhe marrëveshja për hua nga ana e drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtorit të zyrës së BERZH-it në Shkup, Andi Aranitasi.

👉🏻Gjithashtu, me Buxhetin e vitit 2022 sigurohen rreth 6 miliardë denarë për ndërtimin e pjesës ✔️Qafë Thanë – Strugë – Trebenishtë, ✔️ pjesës Tetovë – Gostivar – Bukojçan të Korridorit 8 si dhe për ✔️ pjesën e autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10.

🔷 Ndërtimi i infrastrukturës rrugore të Korridorit 8, në RMV do të mundësojë hapjen e tregjeve të reja për kompanitë e Maqedonisë, do ta përmirësojë konkurrencën e tyre dhe do të mundësojë rritje të qëndrueshme ekonomike. Realizimi i projektit është një nga prioritetet e Qeverisë në kuadër të sferës kyçe “Infrastrukturë e qëndrueshme dhe tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër”.