Betohet kancelari i ri gjerman, Scholz

Shpërndaje

Olaf Scholz është betuar si kancelar i ri i Gjermanisë.

Ai është votuar nga Parlamenti i Gjermanisë, ku koalicioni i tij ka mbi dy të tretat e shumicës së nevojshme, raporton BBC.

Me betimin e Scholz ka përfunduar drejtimi 16-vjeçar i Angela Merkel në krye të shtetit gjerman.

Social Demokratët e tij të qendrës së majtë do të qeverisin krahas me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë.