Britaniku ofron shërbime transporti me “Tank Taxi” (Video)

Shpërndaje

Një britanik po ofron një shërbim të pazakontë shëtitjeje duke fituar rreth 1,000 dollarë për të bërë udhëtime në dasma dhe ngjarje të tjera me “Taksi Tank-un” e tij.

Merlin Batchelor nga Norwich i Anglisë, tha se taksi i tij tank, i cili në fakt është një transportues personeli i blinduar, një automjet me pamje të ngjashme me një tank, i kushtoi rreth 35 mijë dollarë për blerje e riparim, për përdorim më pas në biznesin e tij.

“Së pari kisha fqinjët, pastaj miqtë që pyesnin, pastaj miqtë e miqve dhe më pas njerëz që nuk i njihja që më pyesnin se a mund t’i çoja, kryesisht duke u interesuar për natën e maturës”, tha Batchelor.

Batchelor shtoi se tani ai fiton rreth 1,000 dollarë për t’i çuar njerëzit në dasma dhe funerale.

Britaniku u shpreh se shërbimi i pazakontë i taksit ofron “argëtim të pastër dhe teksa ecni përgjatë rrugës, ka kaq shumë njerëz që buzëqeshin dhe tregojnë me gisht”. Po ashtu bëri të ditur se sigurimi për këtë automjet është më i lirë se sa për veturën Honda Civic që posedon familja e tij.

Batchelor tha se aktualisht është i licencuar vetëm për të transportuar pasagjerë për dasma dhe funerale, por shpreson të marrë lejet e nevojshme për të degëzuar në drejtimin e vozitjes për matura, festat e ditëlindjeve dhe ngjarje të tjera.