Driton Kuka shpallet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos
Driton Kuka e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos.
Në ceremoninë që po mbahet sot, Federata Ndërkombëtare e Xhudos e shpalli Kukën si trajnerin më të mirë të vitit.
Kuka ndihmoi Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për t’u shpallur kampione olimpike.
Përveç Lojërave Olimpike, Kuka ndihmoi xhudistët kosovarë të korrin suksese të mëdha në Kampionatin Botëror, e Evropina, si dhe në GrandSlamet e ndryshëm që u mbajtën këtë vit.
Shpallja e këtyre çmimeve u bë me anë të votave të tifozëve.