Grupi i Kumanovës reagon pas diskutimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës
Sot në Kuvendin e Kosovës përgjatë seancës parlamentare është diskutuar dhe është kërkuar nga disa deputetë që pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”, duhet të kthehen për vuajtur dënimet në Kosovë.
E pas kësaj kanë reaguar vetë “Grupi i Kumanovës” përmes një njoftimi të postuar nga Islam Qerimi, i cili është vëllai i Mirsad Qerimit, njërit prej pjesëtarëve të këtij grupi.
Në këtë reagim thuhet se asnjëherë nuk kanë kërkuar dhe nuk kanë plan që të kërkojnë për të vuajtur dënimin në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Përderisa rasti është në Procedurë në Gjykatën Supreme, dhe këto javët në vijim pritet vendimi. Kërkesat tona janë të qarta të kthehet rasti në Rigjykim në shkallë të parë dhe të heken termat “Terrorizëm” dhe “Grup Terrorist” pasi që janë të pa bazë dhe të pa argumentuara”, thuhet ndër të tjera në reagimin e këtij grupi.
Reagimi i plotë:
Reagim Publik
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që gjendën në Burgjet e Maqedonisë së Veriut, lidhur me rastin e Kumanovës!
Reagim lidhur me kërkesat/deklaratat nga shumë Deputetë/Politikanë apo edhe persona tjerë, se pjestaret e “Grupit të Kumanovës” duhet të kthehet për të vuajtur denimet në Kosovë. Ju informojmë që ne asnjëhere nuk kemi kërkuar, as nuk kemi plan që të kërkojmë një gjë të till!
Përderisa rasti është në Procedurë në Gjykatën Supreme, dhe këto javët në vijim pritet vendimi. Kërkesat tona janë të qarta të kthehet rasti në Rigjykim në shkallë të parë dhe të heken termat “Terrorizëm” dhe “Grup Terrorist” pasi që janë të pa bazë dhe të pa argumentuara!
Ne do të kërkojmë drejtësi deri në Instancat më të larta ndërkombëtare deri në shtjerrjen e të gjitha mjeteve ligjore.