Konfiskohen 5 kilogram heroinë me vlerë 200 mijë euro në Shkup (Video)

Shpërndaje

Mbrëmë (24.12.2021) zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në rr. Bosnja dhe Hercegovina në Shkup ka ndaluar shtetasin A.O. (37) nga Gostivari. Këtij shtetasi i janë gjetur rreth pesë kilogramë heroinë në vlerë rreth 200 mijë euro, të cilën e mbante në një çantë shpine. Nga kontrolli në çantën e shpinës u gjet heroina, e cila ishte e paketuar në nëntë pako.

A.O. është privuar nga liria dhe gjatë ditës në ZPP-në kompetente Shkup do t’i drejtohet kallëzimi përkatës penal për vepër penale nga neni 215, ndërsa droga është konfiskuar.