Kurti: Si subjekt socialdemokrat kemi qenë gjithmonë afër sindikatave

Shpërndaje

Si subjekt socialdemokrat kemi qenë gjithmonë afër sindikatave.

Por, duhet ta kuptojmë që as dikur dhe as sot krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë.

Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojtur ndërmarrjet, vendet e punës, të drejtat e punëtorëve, e të cilët janë rrahur brutalisht kur kanë kundërshtuar procesin e privatizimit dhe në anën tjetër, sindikalistët të cilët në fillim të qershorit 2017, midis fushatës zgjedhore, patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in.

(rasti i rrahjes gjatë privatizimit të aeroportit të Prishtinës dhe i rrahjes së kryesindikalitetit të metalistëve, z. Hasan Abazi)

Pra, nuk mund t’i shtimë të gjithë në një thes.

Kemi pasur të tillë që kanë qenë punëtorë e kryepunëtorë dhe i kanë mbrojtur punëtorët e ndërmarrjet, dhe kemi pasur të tillë që kanë qenë elemente të pushtetit në radhët e punëtorëve.
Këtë dallim e kemi bërë edhe në të kaluarën dhe e bëjmë edhe sot.

Nuk duhet ta njëjtësojmë e ta identifikojmë një sindikatë të caktuar me një udhëheqës aktual të asaj sindikate.

Sikur në skenën politike në Kosovë që ka pasë nevojë për ndryshime në shumë sektor të shoqërisë ka nevojë për ndryshime.

Ta zëmë gjendja e rëndë në arsim dhe shëndetësi nuk është pasojë vetëm e aparteidit të viteve të 90-ta, nuk është vetëm pasojë e luftës, nuk është pasojë vetëm e keqqeverisjeve të mëhershme, por të pafajshëm nuk janë as disa kryesindikalistë.

Pra, edhe ata që nuk flasin për të drejtat e punëtorëve, për kushtet e punës, se si në shumë shkolla tona për dy dekada nuk ka pasur as sapun, e në anën tjetër vijnë në shprehje vetëm me kërkesa për rritje të pagave natyrisht që u duhet bërë kritikë edhe atyre.

Unë me bindjet e mia socialdemokrate nuk do ta pushoj kritikën ndaj atyre të cilët duhet të ishin bashkë por ja që ndodhen në anën e në projekte të tjera.

Pra, mos te përdorim të njëjtën gjuhë për ata që nuk janë të njëjtë.