Kuvendi e ka në dorë sot donacionin 20 miliionësh nga Zvicra

Shpërndaje

Ish-ministri i Ambjentit, Fatmir Matoshi i bëri thirrje Kuvendit të miratojë një marrëveshje me rëndësi për Kosovën.

Kuvendi i Kosovës, sot e ka në rend dite shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë.

LEXO EDHE:
E tmerrshme: Në Kosovë shiten publikisht substanca për drogimin e grave që “të abuzohen më lehtë”
Ky program është donacon në vlerë prej 20 Milion CHF që Zvicra i bën Republikës së Kosovës dhe fokusohet në së paku tri pellgje ujore, shkruan Syri.net Kosova.

“Të mirat vijnë ngadalë, fara e hedhur kërkon kohë të mbijë

Faleminderit ish – Ambasadorit Jean – Hubert Lebet dhe popullit Zviceran. Shpresoj që ky projektligj të miratohet nga Kuvendi i Kosovës dhe poashtu shpresoj që së shpejti në Kuvend të vijë edhe ratifikimi i programit FLOWS me Bankën Botërore për krijimin e rezervave të reja ujore në Kosovë.”, ka shkruar Matoshi.

Ratifikimi kërkon edhe votat e opozitës, sepse duhen dy të tretat e votave të Kuvendit për miratimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare.