Modelja gjermane s’ftohet në dasmën e shoqes veç pse dukej më e bukur se nusja

Shpërndaje

Një modele gjermane ka thënë se ftesa e saj për dasmën e një shoqeje të ngushtë, është anuluar sepse nusja mendonte se ‘dukej shumë mirë’ në fustanin që do ta vishte në dasmë.

Modelja e quajtur Alena nga Heidelbergu i Gjermanisë shpjegoi se ndërsa një nga shoqet e saj të ngushta po përgatitej të martohej, ishte vetë nusja që i zgjodhi një fustan që ajo do të vishte në dasmën e saj, por që më vonë nuk i pëlqeu ideja sepse ajo dukej shumë mirë me të.

Alena vendosi ta ndajë historinë në TikTok dhe ajo u bë shpejt virale, duke fituar më shumë se pesë milionë shikime dhe duke ndezur një stuhi përgjigjesh.

“Shoqja ime e ngushtë e anuloi ftesën time në dasmën e saj, sepse mendonte se dukesha tepër bukur në fustanin që ajo zgjodhi për mua”, ka shkruar Alena.

Më pas ajo postoi disa foto të saj, ku dukej e mahnitshme.

Në pjesën e komenteve, modelja tha se ‘nuk mund ta kuptonte’ pse shoqja e saj kishte problem me pamjen e saj, veçanërisht pasi ajo e kishte zgjedhur vetë veshjen. Ajo tha gjithashtu se dita e dasmës duhet të jetë për “vlerësimin e njerëzve” dhe jo për mënyrën se si dukeshin.

Videoja e saj shkaktoi shpejt bujë në internet e po ashtu edhe veprimet e shoqes së saj të paidentifikuar.

Foto Instagram

Foto Instagram

@alenayildiz

##fy ##fyp ##foryoupage ##viral

♬ оригинальный звук – делирий.