Ndërron jetë ish senatori Bob Doll, miku i madh i Kosovës dhe popullit shqiptar

Shpërndaje

Ish senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, vdiq të dielën në moshën 98 vjeçare.

Gruaja e tij, Elizabeth Dole, e postoi njoftimin të dielën në Twitter, duke theksuar se ai vdiq në gjumë. Ai i ka shërbyer Amerikës për 79 vjet me radhë”, shkroi ajo. Në muajin shkurt të këtij viti, ish senatori Dole, bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Gjatë karrierës së tij 36-vjeçare në Capitol Hill, ish senatori republikan, Bob Dole u bë një nga ligjvënësit dhe udhëheqësit më me ndikim në Senat. Ai kishte ndikim të madh tek çështja shqiptare dhe afirmimin e çështjes së Kosovës.

Robert Joseph Dole, lindi më 22 korrik të vitit 1923 dhe ishte një nga katër fëmijët e familjes Dole në Russell të Kanzasit.

Si toger i ushtrisë amerikane në Luftën e Dytë Botërore, ai udhëhoqi një sulm në një fole mitralozash gjermanë në Itali. Një predhë i shkatërroi shpatullën e djathtë, i paralizoi krahun, i dëmtoi kurrizin dhe i kushtoi një veshkë. I dekoruar për heroizëm, Bob Dole kaloi 39 muaj në spitale para se të kthehej në jetën civile.

Ai u përpoq tre herë të bëhej president. E fundit ishte në vitin 1996, kur ai ishte kandidat republikan dhe humbi në garë me ish presidentin Bill Clinton. Ai kërkoi nominimin presidencial të partisë së tij në vitin 1980 dhe në vitin 1988, ndërsa ishte kandidat për zëvendëspresident në vitin 1976 bashkë me ish presidentin Gerald Ford.

Në vitin 1990, Dole kishte udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë. Shoqata në bashkpunim me Komunën e Gjilanit e ka shpall QYTETAR NDERI. Në bashkpunim me Institicionin e lartë Arsimor UBT i kemi nda titullin Dr. HONORIS CAUSA.