Postimi i fundit i ish Senatorit Dole në Twitter: Zoti e bekoftë SHBA-në dhe Kosovën

Shpërndaje

Një urim bekimi Kosova e ka marrë nga Senatori amerikan Bob Dole edhe në postimin e tij të fundit në rrjetin social, Twitter, shkruan Gazeta Express.

Më 1 dhjetor, Dole njoftonte për një takim virtual që do të realizohej kushtuar Kosovës, ndërsa shkruante:

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën”.

Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli është shprehur i pikëlluar me lajmin për vdekjen e Senatorit Dole. Ai tha se Kosova i bashkohet SHBA-së në zinë për humbjen e një prej zyrtarëve më të shquar dhe mikut të vjetër.