Në ditëlindjen e saj gazetares Elmedina Ballazhi i bie të dëshmojë në rastin Gucati-Haradinaj

Shpërndaje

Gazetarja Elmedina Ballazhi sot është në pozitën e dëshmitares në seancën gjyqësore të rastit ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, dhe ish-nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Ballazhi ka bërë të ditur se sot ka ditëlindjen e saj dhe është dëshmitare në rastin e Gucatit dhe Haradinajt.

Asaj, ditëlindja iu urua nga të pranishmit në seancë, njofton Klankosova.tv.

Ballazhi është gazetarja e dytë që raporton para Speciales në rastin Gucati-Haradinaj. Para saj kishte raportuar gazetari Halil Berisha.