Vjosa Osmani: Më çuan mesazhe se nëse s’e dekreton Isufajn për Kryeprokuror, do t’i lidhim duart

Shpërndaje

E para e shtetit, Vjosa Osmani ka theksuar se është kërcënuar në lidhje me çështjen e zgjedhjes së kryeporkurorit, raporton Gazeta Blic.

Ajo tha se është shqetësuese kur zyrtarët e institucioneve të drejtësisë kërcënojnë kreun e shtetit, me qëllim marrjen e ndonjë vendimi.

“Në anën tjetër, unë mund t’ju them se ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme. Ta zëmë njerëz që dërgonin mesazhe se në qoftë se nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart, etj etj. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë, e nuk do të bëjnë as tani”, tha Osmani.

“Është shqetësuese kur zyrtarët e institucioneve tona të drejtësisë mendojnë që mund ta kërcënojnë kreun e shtetit. Në një vend demokratik, ata që mendojnë që mund të marrin vendime, duke kërcënuar kreun e shtetit, do të përfundonin jashtë sistemit. Por për fat të keq, e kemi sistemin si e kemi, prandaj vettingu është i domosdoshëm. Nuk do të marrin asnjëherë nënshkrime me presione të tilla”, tha Osmani.