Zv. kryeministri Bytyqi: Qeveria do të korrigjojë pagat e zyrtarëve në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Gjatë pjesëmarrjes e tij në emisionin “24 Vesti”, zv. kryeministri, Fatmir Bytyqi tha se do të propozojnë ligjin për korrigjimin e pagave të zyrtarëve.

Ai lajmëroi se do të ketë zgjidhje ligji me të cilën do të kryhet korrigjimi i ligjit për rrogat për personat e zgjedhur dhe të emëruar me synimin, siç tha ai, për të sjellë një zgjidhje më të drejtë, e cila do të lironte fondet që do të caktohen për masat kundër krizës për kategoritë më vulnerabil.

Qeveria ngarkoi katër ministra për të vendosur masa të reja kundër krizës.

Bytyqi shpjegoi se me ricaktimin e buxhetit do të jenë rreth 70 milionë euro për masat e reja kundër krizës dhe se brenda pak ditësh do të prezantohet para opinionit paketa e re.