Nikollovski: Nëse s’ka datë për fillim të negociatave, opozita do të dalë në rrugë
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme, vlerëson VMRO-DPMNE-ja pas zgjedhjes së Hristijan Mickoskit edhe për një mandat në krye të partisë. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski në emisionin “Utrinski Brifing” ka deklaruar se pas konsolidimit të organeve brenda partiake në LSDM, të dyja partitë duhet të ulen dhe të caktojnë datën e zgjedhjeve.
“Situata politike është e papërmbajtshme dhe patjetër duhet shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Është çështje tjetër se sa do të zgjasin ato zgjedhje dhe sa do të zvarriten. Mendoj se duhet zhvillohet një bisedë në të cilën do të caktohet data për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Aleksandër Nikollovski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Nëse nuk ka datë për zgjedhje, opozita do të dalë në rrugë.
“Nëse nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme, por përsëri dua të besoj se do të ketë, po themi nëse nuk ka, rruga mbetet ambienti natyror i opozitës. Kjo është diçka që po shihet edhe tek fqinjët dhe në të gjithë Evropën”, u shpreh Aleksandër Nikollovski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
“Pro” zgjedhjeve të parakohshme parlamentare janë edhe opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, por pa qëndrim të pretë mbi datën e mundshme për mbajtjen e tyre. /Alsat.mk