MaqedoniTop Lajme

Përfundon takimi Zaev – Gashi: Deri në fund të javës konsultime, qëllimi – arritja e marrëveshjes!

Shpërndaje

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe lideri të Alternativës, Afrim Gashi.

Pas kësaj, liderët nuk dhanë deklarata për çfarë u bisedua në takim dhe se sërish Qeveria dërgoi kumtesë.

Aty qëndron se është arritur përparim i dukshëm për sa i takon pjesës përmbajtjesore të programit bashkëqeverisës.

Ndërkaq, u njoftua se deri në fund të javës do të vijojnë konsultime në parti, për siç thuhet, arritjes së qëllimi – marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Në takim është konstatuar përparim evident për harmonizimin e qëndrimeve rreth plotësimit të pjesës përmbajtjesore të programit të Qeverisë, kurse janë shkëmbyer edhe ide dhe pikëpamje nga të dyja anët për shpërndarjen e përgjegjësive të nivelin e lartë në institucionet e pushtetit qendror. Bisedimet vazhdojnë të udhëhequra nga aspiratat për agjendën evropiane të shtetit dhe nga nevoja për dërgimin e porosive të qarta drejt qytetarëve dhe Bashkimit Evropian për përkushtimin e evropianizimit të Maqedonisë së Veriut, për avancimin e standardit evropian dhe cilësisë së jetës së qytetarëve. Pritet që deri në fund të kësaj jave të realizohen konsultimet e nevojshme dhe të sigurohet harmonizim i nevojshëm me qëllim të arritjes së marrëveshjes”, thuhet në kumtesën e Qeverisë, transmeton TV21.