Rama apel për vaksinim, publikon dëshmi të pacientëve që luftojnë në spital

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga virusi.

Kreu i qeverisë ka publikuar dëshmi nga pacientët e shtruar në spitalin Infektiv që po luftojnë me sëmundjen, pasi nuk kanë zgjedhur të vaksinohen.

Kryeministri mori pak ditë më parë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID.

“Në familjen time të gjithë janë vaksinuar përveç meje sepse ishte zgjidhja ime. Kjo zgjedhje e gabuar më çoi këtu ku jam. Dua t’u them të gjithë të rinjve të vaksinohen”, shprehet një i ri.