Taravari për skandalin e fundit të Qeverisë me vrasësin e Almirit: TURPI NJERËZOR NUK KA FUND!

Shpërndaje

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ka reaguar ndaj kërkesës skandaloze për falje nga burgu të vrasësit të Almir Aliut, Boban Iliqit.

Taravari shkruan se nëse kjo Qeveri nuk tërhiqet, shtetin e pret Rekordi Gines si shteti me qeverinë më kriminale në Evropë për vitin 2021!.

“Albert Einstein do të përkufizonte se Gjithësia dhe Budallallëku Njerëzor nuk kanë fund, madje do të shprehej se ishte i bindur vetëm për Budallallëkun!

Një turp i përmasave historike ka mbuluar Maqedoninë!

Ministri i Drejtësisë ka kërkuar falje për vrasësin e Almirit, po, madje edhe për Ninxhën, një kriminel tjetër që desh vrau njerëz ditën e 27 prillit…

Mendoj se Einstein e kishte për kështu rasti teorinë e tij, vetëm se ne në Maqedoni e ndryshuam pak teorinë e gjeniut, sepse ne po vërtetojmë TURPI NJERËZOR NUK KA FUND!

Nëse nuk dorëhiqen atëherë ne na pret Rekordi Gines si shteti me qeverinë më kriminale në Evropën e 2021-it!”, ka shkruar Taravari.