U realizua misioni “air policing”! RMV bëhet pjesë e sistemit kolektiv për patrullim ajror të NATO-s (Video)

Shpërndaje

Në Maqedoninë e Veriut është realizuar misioni “air policing”, me çka vendi ynë edhe zyrtarisht është bërë pjesë e sistemit kolektiv të Aleancës për patrullim ajror.

Misionin për patrullim ajror në qiellin tonë u udhëhoq nga Komanda ajrore e NATO-s, kontrolli taktik i misionit është ishte nën udhëheqësinë e Qendrës për operacione ajrore të kombinuara në Toreon, Spanjë, kurse kapacitetet ajrore për realizimin e këtij misioni ishin nga forcat ajrore ushtarake të Greqisë.

Misioni i patrullimit ajror të NATO-s në qiellin e Maqedonisë së Veriut “NATO Air Policing”, është vazhdim i misionit “air policing” për të cilin Maqedonia e Veriut arriti marrëveshje me Greqinë në shtator të vitit 2019, por përket nën komandën e Aleancës.